Pasagjerët në bordin e një metroje në New York, u përballën me një agresion brutal, ku një person i sulmoi ato me thikë.
Incidenti tronditës u filmua, ndërkohë që në pamje shihet teksa agresori sumon dy burra, të cilët përpiqen që të shpëtojnë nga sulmi i tij.
Mediat raportojnë se incidenti ndodhi të Dielën e kaluar, ndërsa videoja u përhap në internet një ditë më parë, ndërkohë që fatmirsëisht nuk pati persona të lënduar.
Policia sqaroi se i dyshuari ishte arrestuar dhe është akuzuar për sulme kriminale, kërcënime posedim arme, dhe aktualisht është në pritje të ndjekjes penale.
Guess it’s no longer safe to ride the subway in NYC and I’m not referring to COVID…
pic.twitter.com/wMdEDtUt4R— Andrea Catsimatidis (@AJ_Cats_) July 11, 2020