Një zjárr i madh ka përfshirë ullishte dhe shkurre në Krujë, afër várrezave në lagjen “Suta”. Zjarri është përhapur edhe afër banesave që ndodhen aty pranë , të cilat deri më tani kanë shpëtuar pa u përfshirë nga flakët, ndërkohë që zjárrfikësit vijojnë “lùftën” me flákët dhe për lokalizimin e vatrës.
Gazetari i Fax News, Preng Gjikola raporton se rreth 800 rrënjë ullinj të shkrùmbuar si dhe rreth 1 ha sipërfaqe bimësi të ulët e të lartë.
Kujtojmë se pak ditë më parë teksa vendi ishte nën flakë pasi nga veriu në jug pyjet ishin pushtuar nga zjarret, ishin reshjet e shiut që bënë të mundur shuarjen e vatrave, ndërsa me përmirësimin e kushteve atmosferike, fenomeni është rikthyer sërish. A.M/Faxweb.al)