Sadri Imeri gazetari i emisionit “Kojshia Shoë” është arrestuar, pasi ka tentuar të vendosë në lojë në kuadër të një kamere të fshehtë policët e Kosovës.
Imeri fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar. Organet kompetente pas veprimeve të moderatorit e kishin arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.
Prezantuesi u kishte treguar se ka qenë kamerë e fshehtë dhe se nuk ka tentuar ta shkelë ligjin. Sadri Imeri shpeshherë ka provuar këto lloj veprimesh në emisionin e tij, ndërkaq kësaj radhe ai ka provuar edhe me Policinë e Kosovës.