Një 35-vjeçar i identifikuar si Ronald Kryemadhi shkaktoi panik paraditen e sotme në Kamëz pasi qëlloi me ármë ndaj policisë pasi do ta shoqëronin drejt Gjykatës së Tiranën sepse u bë denòncim me dhùnë ndaj tij.
Faxëeb.al ka siguruar fotografinë e autorit, i cili është i dyshuar për bindje ekstreme dhe pengonte fëmijët të shkonin në shkollë me pretendimin se ata i shkollonte Állahu. Përvec kësaj, thuhet se ushtronte dhùnë ndaj tyre. Ai u vetëdorëzua pas disa minutash negociata mes tij, një banori të zonës, por edhe RENEA-s, ndërkohë që më herët kishte kë.rcënuar se do të vr.iste fëmijët e tij.
Për të forcuar mendimet radikale të personit të árrestuar ka shërbyer dhe një tjetër qytetar, që ka shkuar pranë banesës, i njohur me Kryemadhin, i cili iu thoshte punonjësve të pòlicisë se ata do ti shkátërronte Állahu për veprimin që kishin kryer.(A.M/Faxweb.al)