Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksident tragjik, makina del nga rruga dhe përplaset me murin, gjen vdekjen 10-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar një natë më parë në Itali, ku ka humbur jetën një fëijë 10 vjeçar, ndërsa babai i tij një 40 vjeçar me origjinë shqiptare është dërguar në gjendje të rëndë për në spital në Fermo.

Aksidenti ndodhi pak para mesnatës përgjatë rrugës provinciale që lidh Valmir me Petritolin, pak para hyrjes në qendrën historike.

Burri me banim në Itali për shumë vite – po ngiste një Fiat Panda dhe po udhëtonte në rrugën që ngjitet nga Valmir drejt qendrës historike, në shoqërinë e fëmijës së tij, lindur në Itali.

Për shkaqe ende të panjohura për policinë, shoferi humb kontrollin e makinës, e cila u përplas fort me një mur dhe më pas u përmbys, duke i shkaktuar vdekjen fëmijës së mitur.

Ndërkohë, babai kishte mbetur i bllokuar midis rrënojave të makinës dhe u dërgua me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e duhur.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *