Policia ka arrestuar në kohë rekord autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë, ku mbeti e plagosur edhe motra e tij Eftiqi Qesko.
Policia njofton se është vënë në pranga në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, teksa viktima ishte pranë supermarketit të motrës. Niko Goro është kushëri i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, dhe njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit.
Pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.
Njoftimi i policisë: Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.
Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë
Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.
Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
(M.Q/Faxweb.al)