Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

E kapën pòlicin dhe e nxorrën jashtë me fòrcë nga gjykata, árrestohen tre persona në Shkodër

Një përplásje fizike ka ndodhur mesditën e pardjeshme para gjykatës së Rrethit në Shkodër mes banorëve dhe një polici. Njerëzit pròtestojnë se rrèzikojnë të nxirren nga banesat, ndaj kanë kapur me fòrcë pòlicin që qëndronte tek dera duke e nxjerrë për të hyrë me dhùnë në godinë.

Pas pak minutash, në vendngjarje mbërritën forcat pòlicore për të qetësuar gjendjen dhe nxorën jashtë të gjithë banorët, të cilët janë mbledhur tek dera e Gjykatës që të pròtestojnë.

Rreth dy javë më parë, pesë familje u pèrplásën me pòlicinë pas njoftimit nga shërbimi i përmbarimit gjyqèsor shtetëror për të dalë nga banesa me justifikimin se do ti kalonte pronarit të tyre. Banorët u shprehën se prej vitesh janë në “lùftè” dhe se gjykata ka vendosur pèzullímin e vendimeve te përmbaruesit. Këta të fundit, sipas banorëve kanë ushtruar dhùnè dhe kërcènime ndaj tyre.

Ditën e sotme policia ka bërë me dije se për këtë ngjarje ka arrestuar tre persona, përkatësisht shtetasit shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, të gjithë banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Njoftimi i plotë i policisë: Shkodër

Kundërshtuan punonjësin e Policisë për të hyrë në Gjykatë, arrestohen 3 shtetas. Strukturat e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, arrestuan shtetasit E. M. 20 vjeç, P. P., 55 vjeç dhe R. K. 66 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik, duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për të kërkuar informacion lidhur me caktimin e një seance gjyqësore, pas një padie të bërë nga këto persona në Gjykatë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *