Një sulm me thikë ka ndodhur në periferi të Parisit dhe policia ka ndërhyrë menjëherë duke qëlluar një të dëshuar. Një burri iu pre koka në komunën veri-perëndimore të Conflans-Sainte-Honorine dhe bërtiti “Allahu Akbar” teksa kërcënonte policinë me një armë.
Policia ka bërë thirrje që njerëzit të shmangnin atë zonë pasi një person ndërroi jetë pasi u godit me thikë në fyt. Ngjarja ndodhi rreth orës 5 pasdite, pranë një shkolle, shtoi një burim për policinë.
Ndërkohë mbetet i paqartë nëse ka ndërruar jetë sulmuesi që u plagos rëndë. E gjithë zona është rrethuar dhe policia dyshon se mund të jetë sulm terrorist. (A.M/Faxweb.al)