Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Përplasi për vdekje 57-vjeçarin, policia zbardh ngjarjen: Nuk ishte aksident, ishte vrasje për hakmarrje

Policia e Durrësit ka arrestuar një 41 vjeçar i cili dyshohet se ka përplasur qëllimisht për vdekje me makinë një 57 vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje  pasdite në fshatin Rromanat, Durrës, ku 41 vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë.

Bëhet dije se autori i kësaj ngjarje është Myslim Istrefi  i cili sipas policisë ka përplasur për arsye hakmarrje Shaqir Estrefin.

Sipas policisë dyshohet se ngjarja nuk është aksident rrugor, por një vrasje me dashje për hakmarrje.

Ndër të tjera policia bën me dije se ngjara ka zanafillën në vitin 2006 ku shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit).

Njoftimi i policise: Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat.

Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje.

Vihet në pranga 41-vjeçari, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesonale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë.

Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.