Të shtënat me armë para një banese në Bulqizë dyshohet të kenë qenë një formë paralajmërimi për Klodian Recin, përgjegjësin e Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore. Ishte vetë ai që telefonoi policinë menjëherë pas ngjarjes.
Ai u shpreh se personi, identiteti i të cilit nuk është zbuluar fillimisht e ka kërcènuar vèrbalisht e më pas ka kërcènuar duke gjuajtur në ajër pak pranë banesës. Për fat të mirë nuk ka të lènduar nga të shtènat, ndërsa familja Reçi është e tmèrruar. Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore. Ai ka njoftuar pòlicinë e Bulqizës e cila është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende identiteti i personit që kishte qëllim ta kërcènonte familjen Reci.
Policia ka nisur krehjen e zonës për të kapur personin që mbërriti para banesës në fshatin Gjoricë rreth orës 17.40, me një automjet tip ‘Golf’, dhe qèlloi nga dritarja e makinës në ajër, me ármë zjárri áutomatik. (A.M/Faxweb.al)