Një prej mafiozëve më të mëdhenj serb është vrarë në një atentat me bombë në qendër të Beogradit. 30-vjeçari Strahinja Stojanovic, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas shpërthimit të një bombe e cila ishte vendosur në automjetin e tij BMË X5.
Shpërthimi ndodhi në rrugën Omladinskih dhe rezultoi fatal për 30-vjeçarin, icili fillimisht humbi të dyja këmbët por nuk mundi dot të mbijetonte edhe pas ndërhyrjes në kohë të mjekëve.
Ai ishte akuzuar për vrasjen e avokatit Në shpërthimin e tmerrshëm, i cili ndodhi në rrugën Omladinskih, Stojanović dyshohet se humbi të dy këmbët dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk mundi të mbijetonte.
Në momentin e shpërthimit, Stojanovic ndodhej në makinë me missin dhe modelen kolumbiane, Sonja Suarez Gomez, e cila pësoi vetëm disa lëndime të lehta. Shpërthimi ishte i tmerrshëm, kishte shumë makina në atë kohë afër X5 që digjej dhe fatmirësisht nuk pati viktima. 30-vjeçari ndodhej në automjet dhe kishte humbur të dyja këmbët, ku pavarësisht dëmeve të shumta, ai arriti të bisedonte me mjekët e ndihmës së shpejtë, por që fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.
Para se të largohej, nëna e tij erdhi, filloi të qante me ngashërim në vendin e krimit. U desh ndërhyrja e policisë që ta qetësonte dhe ta largonte nga vendngjarja sipas një dëshmitari okular.
Ndërkohë policia po kontrollon zonën përreth për të parë nëse ka kamera që të mund ti ndihmojë gjatë hetimit.