Një ngjarje e réndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, ku shtetasi Agron Tanushi, gjatë një kónflikti në banesë, ka vrárë me ármë zjárri kunatën e tij, shtetasen Jetmira Hasani. Ndërkohë po punohet për kapjen e autorit të ngjarjes.
Dyshóhet se vrásja është kryer për çështje mórali, ku burime bëjnë me dije se kunati ka patur zénka të herëpashershme me kunatën e ndjerë.
Informacion paraprak: Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një kónflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshóhet se shtetasi A.T., ka vrárë me ármë zjárri kunatën e tij, shtetasen J.H.
Menjëherë fórca të shumta pólicie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.
Gjithashtu është ngritur Grupi hétimor dhe nën drejtimin e Prókurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.