Një aksident ka ndodhur në autostrdën Lezhë-Shkodër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor, identiteti i të cilitë nuk është bërë i ditur.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës, për shkak të gjendjes së tij të rënduar shëndetësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre ,drejtuesi i mjetit tip “Benz ” shtetasi Q.Gj.,ka humbur kontrollin e mjetit duke dale nga rruga, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor ndodhët në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.