Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Arrèstohet pas dy viteve/ U grábiti 10-mijë Euro pasagjerëve shqiptar që po udhëtonin me autobus drejt Italisë

Më datë 25.09.2018, rreth orës 09:05, në zonën e Skelës pranë stadiumit “Flamurtari”, 3 persona të maskuar kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit dhe dhunës shoferin e autobuzit të linjës “Itali-Vlorë”, si dhe disa nga pasagjerët e autobuzit.

Disa orë  pas ngjarjes së  lartpërmendur policia ka bërë të mundur arrestimin e një prej grabitësve shtetasin  Armand Kuqi, 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë. Ditën e sotme është bërë i mundur  ndalimi i bashkëpuntorit të tij me inicialet Y.M. , të  cilit gjykata e Vlorës i ka caktuar masën ”arrest me burg” për këtë ngjarje.

Policia ka bërë prangosjen e shtetasit në kërkim Y.M., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim. Ngjarje e ndodhur më 25.09.2018, ku në zonën e Skelës në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve të zjarrit autobusin me njerëz të linjës “Itali-Vlorë”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *