Një shpërthim i fuqishëm ka goditur një depo të trajtimit të ujërave të ndotura në Avonmouth, afër Bristol në Angli, me “viktima të shumta” të konfirmuara, raporton Daily Express.
Ekipet e zjarrfikësve u thirrën në vendngjarje, rreth orës 11:20 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Forcat e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikëset kanë deklaruar se ka viktima, por ende nuk është konfirmuar një numër i saktë i tyre.
“Shpërthimi ndodhi pak më parë në zonën Bristol AVONMOUTH dhe ka informacione paraprake në lidhje me 1 vdekje dhe 2 persona të zhdukur”, shkroi në Twitter gazetari i Bristol Jaëad Burhan.
Një zëdhënëse e shërbimit zjarrfikës u shpreh se se disa njerëz u plagosën nga shpërthim, por që rezultati aktualisht nuk dihet. Ajo nuk ishte në gjendje të jepte detaje të mëtejshme në këtë fazë dhe tha se ishte ende në kërkim të njerëzve.