Një aksident me pasojë 4 të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Rinas-Tiranë këtë të martë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Domjes ku u aksidentuan dy automjete.
Për pasojë janë lënduar katër persona, mes të cilëve janë edhe dy efektivë policie, të cilët nuk ishin në shërbim kur ndodhi aksidenti. Raportohet se shkak për ngjarjen është bërë shpejtësia e lartë me të cilin lëvizte një mjet si dhe lagështira në rrugë.
Policia ka dhënë detajet e para për ngjarjen due thënë se të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak: Me date 22.09.2020, rreth orës 09:30, tek kryqëzimi i Laknasit, në Bërxullë, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues shtetasin K.M., dhe pasagjer V.Zh, me mjetin me drejtues shtetasin A.N. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit K.M dhe pasagjeri në mjet V.Zh., të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A.M/Faxweb.al)