Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Aténtati ndaj ‘Leksit të Druve’, sékuestrohen kamerat e restorantit në Milot, flet pronari i kompleksit ‘Vëllezërit Bezhi’

Të shtëna me ármë zjárri janë dëgjuar pasditen e sotme në aksin Lezhë- Milot, në afërsi të restorant “Bezhi”, ku raportohet të jetë plágosur shtetasi Aleksandër Deda, 42-vjeç. Sipas burimeve spitalore, Deda ka marrë plágë të rénda ne gjoks dhe është dërguar në spitalin e Tráumës në gjendje krìtike për jetën.

Pòlicia ka sékuestruar kamerat e sigurisë në kompleksin “Vëllezërit Bezhi”. Administratori i biznesit shprehet për Fax News se ka dy komplekse me të njëjtin emër dhe ngjarja nuk ka ndodhur në ambientet e biznesit të tij.

“Është përdorur emri për referencë, nuk ka lidhje ngjarja në aksin Lezhë-Milot të ketë ndodhur në biznesin tim.

Pòlicia sékuestroi dhe vëzhgoi kamerat, nuk ka asnjë detaj që të ndihmojë kjo hetimet pasi nuk ka ndodhur aty”, tha administratori.

Kujtojmë se pak minuta pas plágosjes në Lezhë është gjetur një makinë e djégur në rrugën e vjetër drejt Milotit në afërsi të fshatit Pllanë, pranë urës së Matit. Dinamika e ngjarjes çon në dyshimin se kemi të bëjmë me një aténtat, ndaj 42-vjeçarit Aleksandër Deda, i cili njihet dhe me nofkën ‘Leksi i Druve’.

Shërbimet e Pòlicisë Lezhë, të mbështetura dhe nga fòrcat e FNSh-së po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *