Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Automjeti del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec/ Shoferi i dehur ‘merr në qafë’ edhe 2 pasagjerët, si është gjendja e tyre shëndetësore

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korcë-Pogradec. Burime bëjnë me dije se drejtuesi ishte i dehur dhe ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Sovjan.

Ai është dërguar me urgjencë në spital pasi ka marrë plagë të shumta. Në automjet ishin edhe 2 persona të tjerë, gjendja shëndetësore e të cilëve paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së sotme janë raportuar disa aksidente në akse të ndryshme të vendit. Më i rëndi ishte në Orikum ku mbeti i vdekur një 57-vjecar që po udhëtonte me bicikletë kur u përplas nga automjeti.(A.M/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *