Të shtèna me ármë janë regjistruar ditën e sotme në qtytetin e Vlorës pas një kònflikti mes disa të rinjve. Ngjarja ndodhi në lagjen “10 korriku”, ku ka mbërritur pòlicia dhe dyshohet se është qèlluar në ajër.
Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se komisariati mori një telefonatë për kònflikt dhe doli menjëherë në terren. Aktualisht po verifikohet në vendngjarje se çfarë ka ndodhur dhe nëse ka pasur përplásje mes të rinjve, identiteti i të cilëve nuk është zbuluar ende.
Nga të dhënat e deritanishme mesohet se është shoqëruar në pòlici një person i dyshuar. Shèrri ka nisur për arsye bánale mes të rinjve dhe ka agravuar në përdorimin e ármës ku janë regjistruar disa të shtèna në ajër.