Detaje të reja janë zbuluar rreth vrasjes në Santorini, ku një 20 vjeçar, i identifikuar si Indrit Lleshi mori jetën e ish-pronarit të tij pasi shkoi për ti kërkuar borxhin 200 euro. Menjëherë pas përplasjes së përgjakshme, autori i krimit shkoi në shtëpinë e një shoku, ndërroi rrobat dhe doli për kafe.
Por u detyrua të kthehej në vendin e ngjarjes sepse kishte harruar diçka, mori celularin e viktimës, e hodhi në det, bëri një shëtitje në ishull dhe të nesërmen shkoi në punë. Por liria e tij zgjati shumë pak pasi u arrestua nga policia greke.
Në dëshminë tij, 20 vjeçari shqiptar tha se vrasjen e kreu për vetëmbrojtje: “Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk mi dha. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur.
I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Ai ishte i vdekur.” Më pas, shqiptari tërhoqi 69-vjeçarin brenda dhe e rrahu me grushte derisa i gjithë vendi “u mbulua” në gjak. Autori i krimit gjeti disa lecka dhe u përpoq t’i pastrojë ato. Pastaj ai tërhoqi përsëri 69-vjeçarin, e futi në një hapësirë të ngushtë ngjitur me pritjen, thellë si një mini tunel, vendosi kufomën, e “lau” atë me vodka, vendosi disa letra, i vuri zjarrin dhe u zhduk duke e lënë të digjej për disa orë.
Dhoma e vogël ishte aq e ngushtë dhe kishte oksigjen minimal. Kur policia e Departamentit Santorini u thirr nga Brigada e Zjarrfikësve të Premten, sapo hynë në hotelin e Oia, ata u përballën me një imazh rrëqethës. Njollat e gjakut ishin kudo dhe në dhomën e vogël ku u gjet trupi i djegur i 69-vjeçarit. (A.M/Faxweb.al)