Viti 2021 ka nisur me të shtëna armësh në Milano të Italisë, ku ka janë plagosur dy persona. Njëri është në gjendje kritike për jetën nga një plumb në kokë, ndërsa tjetri po trajtohet për plumbin në kofshë.
Dy marokenë 39-vjecarë janë plagosur pas përplasjes me një shtetas shqiptar rreth 43 minuta pas mesnatës. Ngjarja ndodhi në zonën Gigante në Milano (Piazzale Selinunte), ku u gjet një pistoletë e kalibrit 7.65.
Shqiptari ia ka mbathur nga vendi i ngjarjes menjëherë pas të shtënave duke i lënë marokenët në pellg gjaku në mes të rrugës. Ambulancat arritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe mjekët po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e marokenit që ndodhët në gjendje të rëndë.
Oficerët e policisë, , po punojnë për të identifikuar dhe arrestuar shqiptarin. Pritet që të sigurohen pamjet nga kamerat e sigurisë në atë zonë për të mësuar detaje për identitetin e autorit.