Gratë e Ballshit, të cilat që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve që kanë dalë në grevë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara ndaj qeverisë. Ato deklarojnë se vetëm të vdekura do të dalin që aty, pasi po kërkojnë të drejtën e tyrë.
Më tej ato janë shprehur se kërkojnë djerësën e tyre sakaq kanë shtuar se edhe kushtet e punës ku kanë punuar më parë kanë qenë katastrofike.
“Do të rrimë në grevë urie deri sa problemet tona të marrin zgjidhje. Nuk ka kthim mbrapoa. Kemi 26 paga pa marrë. Kemi kaluar stres, se nuk kemi mundësi tjetër. Njeri nuk na ndihmon ne. i bëjmë thirrje kryeministrit ti japi zgjidhje një orë e më parë. Vetëm e vdekur dal unë që këtu, duam pagat, për bukën e gojës. Nuk kemi shtet nuk kemi drejtësi. Ku do të vemi në të kërkojmë të drejtën. Këti bëjnë vetëm hadutllëk. Si nuk i vjen zor i shko gazetarit në fyt edhe kryeministër.”- thane grate.