Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Po përgatiste bukën për shitje, sulmohet biznesi i shqiptarit në Serbi

Mbrëmë pas mesnatës, është vandalizuar furra e një shqiptari në Bella Cërkvë, Serbi.

Mediat serbe thonë se sulmi ka ndodhur në furrën “Banat-Çolaku“, për çka, sipas portalit “Belocrkvanske novosti”, pronari i furrës, Lutfi Çollaku, është detyruar ta largojë familjen e tij në një vend të sigurt.

Raportohet se në kohën e sulmit, në furrë ishte pronari në brendësi të objektit, ku bashkë me të punësuarit po përgatisnin bukën për shitje. Kryesi i kësaj vepre, i cili është incizuar nga kamerat e sigurisë, ka thyer xhamin e derës së hyrjes, ndërsa portali “Belocrkvanske novosti” ka publikuar edhe fotigrafinë dhe emrin e sulmuesit, shkruan Gazeta Express.

Sipas fjalëve të të punësuarvë në furrë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Fqinjët me të cilët ka biseduar gazetari i portalit në fjalë, kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje, duke theksuar se nuk kanë asgjë të keqe me pronarin dhe se aty e blejnë bukën tash e sa vite. Ata nuk mbajnë mend të ketë ndodhur një sulm i tillë në Bella Cërkvë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *