Pòlicia e Elbasanit ka sèkuestruar ármën e zjárrit me të cilën u krye vrásja e Emiljano Ramazanit më 20 Korrik, si dhe ka vënë në pránga babë e bir, të dyshuar si autorë të ekzèkutimit. Ata janë identifikuar si Albert Manehasa, 64 vjeç dhe Seit Manehasa, 37 vjeç, lindur e banues në Peqin.
Pas informacioneve se në ambientet e biznesit të tyre në Peqin ishte fshehur árma e krímit, u ushtrua kontroll i befasishëm dhe si rezultat, poshtë sabratorit të një makine u gjet një ármë zjárri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek lùftarak, me të cilin dyshohet të jetë ekzèkutuar Emiljano Ramazani.
Njoftimi i plotë: Pòlicia gjen dhe sekuestron ármën e zjárrit me të cilën autorët kryen vrasjen e shtetasit E. R., më datë 20 korrik 2020.
Drejtoria Vendore e Pòlicisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vijuar intensivisht punën për grumbullimin e informacioneve dhe provave ligjore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes me ármë zjárri të shtetasit E. R., 40 vjeç.
Si rezultat i punës së pandërprerë hetimore dhe profesionale të bërë nga specialistët e Seksionit kundër Krímeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat “Shqiponja” dhe Pòlicinë e Peqinit, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).
Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur árma e krímit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një ármë zjárri pístoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.
Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se árma e zjárrit e sekuestruar është árma e zjárrit pístoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.