Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Tráfiku i emigrantëve/ Pas drejtoreshës së Kufirit, árrestohet edhe motra e saj (EMRI)

Motra e drejtoreshës së Kufirit dhe Emigracionit, Enkeleida Toska që u pezullua nga detyra për tráfikun e emigrantëve ka rënë në prangat e pòlicisë. Në kuadër të operacionit “Toka e premtuar”, janë ndaluar një 41-vjeçar nga Palestina dhe Suela Kaçabani, 41 vjeçe, e cila është motra e Toskës.

Ndërsa 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim dhe gjatë kontrolleve, pòlicia ka sèkuestruar në cilësinë e provës materiale kompjuterë, 2 celularë, disa leje qëndrimi të emigrantëve, fatura bankare dhe mandate tërheqjeje shumash monetare nga agjencitë e transfertave të parave.

Dyshohet se Enkeleida Toska së bashku me të tjerë, nëpërmjet kompanive konsulente, bënin të mundur ardhjen në Shqipëri në mënyrë të organizuar, të personave dhe grupeve të personave, kryesisht me origjinë nga Lindja e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore.

Me parë, SHÇBA ka árrestuar dhe pezulluar nga detyra zyrtarët e tjerë që janë Altin Hasani, Shefi i sektorit Besnik Zela, Shefi i sektorit, Albana Metko, Shefe e Seksionit, Adelina Lita, Specialiste. Pritet që zyrtarët e lartë të pòlicisë të dalin para gjykatës për masë sigurie.

Pas árrestimeve të ditës së sotme, çështja mund ti kalojë SPAK pasi flitet për implikim të funksionarëve shtetërorë.(A.M/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.