Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

E rëndë/ ‘Monstra’ i YouTube vret të dashurën shtatzënë gjysmë të zhveshur në transmetim direkt, ndjekësit paguan para për ta parë live

Një përdorues aktiv rus i rrjetit YouTube është arrestuar për një transmetim çnjerëzor direkt në rrjet, gjatë të cilit e dashura e tij shtatzënë, pothuajse e zhveshur, ndërroi jetë prej abuzimeve të partnerit.

I nxitur nga ‘audienca’ e tij online, Stas Reeflay besohet se ka detyruar Valentina Grigoryeva të qëndrojë në ballkonin e apartamentit në temperatura nën zero vetëm me të brendshme.

30 vjeçari Reeflay, ishte paguar nga një prej shikuesve $1,000 për të abuzuar me të dashurën e tij gjatë transmetimit direkt.

28 vjeçarja Valentina, e cila ishte në fazat e hershme të shtatzanisë vdiq nga i ftohti në shtëpinë e tyre të marrë me qera në fshatin Ivanovka pranë Moskës.

Vdekja e saj shokuese ka shtuar thirrjet në Rusi për ndalimin e shfaqjeve perverse online ose të njohura ndryshe si “dhunë reality TV”, e cila është deri tani e pakufizuar në YouTube dhe mund të shihet edhe nga fëmijët.

Reeflay – emri i vërtetë i të cilit është Stanislav Reshetnikov – vazhdonte të transmetonte në YouTube edhe kur e kuptoi se Valentina ishte “gjysmë e vdekur”.

Në pamjet tashmë të ndaluara në rrjet, ai shihet që e merr atë për ta futur përsëri në apartament, duke tentuar ta sjellë në jetë.

Ai dëgjohet që thotë: “Valia, je gjallë? Lepurushe, ç’të ka ndodhur?

“Valia, Valia, e marrtë dreqi, dukesh si e vdekur”.

Më pas ai kthehet nga shikuesit e tij dhe u thotë:  “Djema… nuk ka puls… është e zbehtë, nuk merr frymë.”

Trasmetimi i tmerrshëm i ndjekur nga mijëra shikues, vazhdonte edhe pasi ai thirri ambulancën.

Ai dëgjohet që thoshte: “Zgjohu, Valia, të dua, zgjohu.”

Kamera vijonte të xhironte kur erdhën mjekët e ambulancës dhe e deklaruan vajzën të vdekur. Transmetimi kishte vazhduar deri një orë më vonë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *