Një grua ka rënë në një pusetë në afërsi të fshatit Mirakë në rrugën interurbane që lidh Elbasanin me Librazhdin. Burime bëjnë me dije se zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shpëtimin e saj.
Policia përmes një deklarate për media ka njoftuar gjithashtu se gruaja aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Siç shihet dhe në foton e siguruar nga Faxweb.al gruaja ndodhet në ambulancë në një gjendje të pafuqishme.
Librazhd / Informacion paraprak:
Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.
Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.