Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gumenisë të Vlorës, ku një burrë ka godityur me bishtin e sëpatës gruan e xhaxhait dhe vajzën e xhaxhait pas një sherri banal.
Por burime për Faxweb, bëjnë me dije se burri ka goditur me sëpatë gruan dhe vajzën e xhaxhait të tij ndërsa kanë qenë të afërmit e tyre që kanë lajmëruar Policië dhe ambulancën.
Momentalisht dy të plagosur po transportohen me urgjencë drejt spitalit dhe mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve nga policia, ndryshe nga sa u raportua fillimisht në media, gratë e plagosura janë nusja e xhaxhait të autorit dhe kushërira e ti e parë, ndërsa ende nuk kanë mbërritur në spital.
Autori i ngjarjes, M.Cobaj është kapur nga policia
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
(K.H/Faxweb.al)