Ministria e Shëndetetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në shkollën e mesme “Janaq Kilici” në Fier.
Faxweb.al raportoi më herët se ishin më shumë se 30 nxënës të shoqëruar me ambulanca për në spitalin e Fierit, ndërsa ministria konfirmon zyrtarisht se janë 42 të tillë nga të cilët 8 prej tyre e kanë lënë ambientin e spitalit, dhe të tjerët po marrim trajtimin e duhur dhe fatmirësisht asnjëri nuk paraqet rrezik për jetën.
Njoftohet gjithashtu se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme.
“Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor”, thuhet në reagimin e Ministrisë.
Reagimi i plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndjek me vëmendje situatën shëndetësore në Fier, ku një grup nxënësit të shkollës së mesme “Janaq Kilica” janë paraqitur me shenja intoksikacioni në spitalin rajonal të Fierit.
Spitali Rajonal Fier bën me dije se 42 nxënës po marrin trajtim në këtë spital dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
8 prej tyre kanë lënë spitalin pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa pjesa tjetër po monitorohet në vazhdimësi, por mjekët konfirmojnë se, nuk ka asnjë prej tyre në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor menjëherë sapo është njoftuar për këtë ngjarje në gjimnazin “Janaq Kilica”, në qytetin e Fierit ka nisur grupet e inspektimit në terren për verifikim dhe marrjen e masave të menjëhershme.
Aktualisht, nuk ka të dhëna për ndotje të ajrit në bazë të mostrave të marra nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Fier. Kjo analizë do të kryhet nesër në orën 07.30 për të vendosur hapjen e shkollës dhe vazhdimin normal të procesit mësimor.
(F.GJ/FAXWEB.AL)