Thomas Kortendiek, një 39-vjeçar gjerman, është gjetur sot i vdèkur në oborrin e një hoteli në Mitrovicë. Ende nuk dihen shkaqet e vdèkjes së tij, ndërkaq dyshohet se víktima është hèdhur nga dritarja e dhomës në të cilën po strehohej në këtë hotel.
Ai kishte kohë që jetonte në Kosovë, duke punuar për një kompani që merrej me projektin e energjisë me erë, që po zhvillohet në Bajgorë të Mitrovicës.
Rastin për vdèkjen e Kortendiek e ka konfirmuar sot edhe zëdhënësi i pòlicisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Një person, shtetas i huaji, ka humbur jetën. Rasti është duke u hètuar si vdèkje e dyshímtë, ndërsa trupi i víktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar Zahiti.
Ai ka thënë se víktima ishte i moshës 39 vjeçare dhe se dyshímet fillestare janë se ai është hèdhur nga dritarja e hotelit ku po jetonte.