Kryeministri Edi Rama ka folur nga sheshi Skënderbej mbrëmjen e sotme për ngjarjen e rëndë të Elbasanit ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
Rama fajësoi opozitën për këtë vrasje. Ai më tej tha se opozita doli zhveshur me këtë vrasje, por jo zhveshur sic ka dalë kryeministri, sepse ashtu nuk dalin dot, sipas Ramës.
“Ata që dolën zhveshur, por jo si unë zhveshur, sepse ashtu nuk dalin dot ata xhanëm. Por dolën zhveshur në karakterin e tyre. Morën përsipër tu thonin shqiptarëve që ata e kanë një grup të armatosur. Kush ende nuk e ka kuptuar diferencën e madhe mes jush dhe atyre, mes nesh dhe të gjithë atyre duhet t’i vëri gishtin kokës fort”, u shpreh Rama.
(E.H/Faxweb.al)