Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Mbaje mend fytyrën time, do iu heqim qafe”, zbardhen kèrcënimet e bandès së Avdylajve ndaj pòlicisë. Dalin pamje nga shèrri në “313”

Ditën e djeshme, banda e Avdylajt qëndroi disa orë në izolim në sektorin e posaçëm pasi patën pèrplasje me pòlicinë. Janë zbuluar kèrcënimet që i janë drejtuar efektivëve, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë pòlicëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kèrcënimet e bandès së Avdylajve ndaj pòlicëve në bùrgun e sigurisë së lartë, raporton Balkanweb.

Ditën e djeshme, pas kònfliktit me një shtetas italian dhe pòlicinë, Drejtori i Përgjithshëm i Bùrgjeve, Agim Ismaili urdhëroi ízolimin për dy muaj në sektorin e posaçëm për Avdylajt pasi iu gjet edhe aparat celular në qeli.

Çështja shkoi në gjykatë dhe avokatët e tyre gjatë gjyqit që nisi në orën 14:00 kërkuan që të shikohen kamerat nga ku rezultoi se asnjëri prej tyre nuk e kishte gòditur oficerin e pòlicisë. Personat që akùzoheshin ishin, Altin Avdylaj, Astrit Avdylaj, Hakri Seferi, Saimit Gjepalaj dhe shtetasi italian Giovani Di Cosimo. Gjyqtarja Migena Laska vendosi ta shfuqizonte vendimin e izolimit dhe ti kthente në bùrg si më parë, jo në sektor të posaçëm.

Kush është Astrit Avdyli?

Operacíoni masiv i tetorit 2018 “Vol-Vo 4” vuri 44 persona në bankën e të pandehurve. Në vendimin e Gjykatës së Krímeve të Rènda, me 44 urdhër-árreste rezultoi se ekzistonin lidhje mes disa organizatave kríminale më në zë në vend të shtrira nga Jugu në Veri. Rezultoi se qendra e trafíkut të Kòkainës dhe Heròinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas, ndërsa për kánabisin ishin të angazhuara dhe organizatat e tjera kríminale. Në dokumentet ekskluzive, Prokuroria pati ndërtuar lidhje mes organízatës kríminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë.

Sipas Prokurorisë në krye të kësaj superorganizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafíkun e sasive të mëdha dròge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drejt vendeve të BE-së. Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuròria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka. Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku në Kavajë janë árrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dènuar nga gjykáta e Kavajës.(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *