Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka zbuluar pasionin e tij në lidhje me xhaketat dhe armët ushtarake që në fëmijëri. Në një intervistë në emisionin “Zonë e lirë”, Lame u shfaq i veshur me xhaketë ushtarake dhe rrëfeu cfarë i tha babai kur donte të bëhej pjesë e ushtrisë.
Gjatë bisedës, ka zbuluar se ndihet i pushtetshëm kur vishet me ushtarake dhe theksoi se Rma mund të bëhet xheloz për stilin e tij. Ndër të tjera rrëfeu se si vendosi të zhdukë të gjitha armët nga shtëpia pasi u largua nga qeveria Fatos Nano dhe pushtetin e mori Sali Berisha, të cilin e kishte frikë se mund ta arrestonte.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çurri: Ngjan si kineze, si ata ushtarët e Kim Jong-un.
Arjan Çani: Ngeli pa replikë?
Artan Lame: Ditën që do më gjesh mua pa replikë… Po u futa në këtë temë nuk pushoj më. Ka qenë pengu im në jetë. Doja të shkoja në shkollë ushtarake, por babai më tha ‘ore budalla’ është ushtria e Enver Hoxhës kjo, jo e Napoeleonit. Është xhaketë ushtarake model 71, italiane, viti ’74. Europa funksionon kështu; uniformat kur dalin nga përdorimi, i nxjerrin në shitje masive, unë zgjedh dhe i blej, janë shumë të lira. Sot luhet me ngjyrat, lindorët tentojnë më shumë drejt kakisë, ndërsa perëndimorët shkojnë drejt të gjelbrën e thellë. Është dashuri e madhe.
Arjan Çurri: Janë dashuri të huaja dhe jo tonat!
Arjan Çani: Edi Rama kur shikon që t’i je i vetmi që vishesh me gjëra të vjetra, nuk bëhet xheloz? Se ai e kuron shumë look-un e tij.
Artan Lame: Normale që të bëhet xheloz për ndonjë, se gjysma e shqiptarëve bëhen xheloz për stilin e tij. Unë nuk i prodhoj. Është xhaketë ushtarake. Më pëlqejnë shumë. Ndjehem këndshëm, në pushtet. Ti nuk ke qenë në shtëpinë time, është një dhomë e mbushur me uniforma.
Arjan Çurri: Armatime?
Artan Lame: Po e hapa si histori… kur u ndërrua qeveria në 2005, Nano dorëzoi qeverisjen. Berisha filloi me arrestimet, dhe mendova se do më gjenin armët në shtëpi. Erdha për tërë natën me ca shokë se isha në plazh. I nxora nga shtëpia dhe i shpërndava në shokë e miq. Dhe mbajta vetëm armët me vrimë. Armatosa gjithë shoqërinë domethënë.