Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ngjall pakënaqësi te konsulli grek”, veterani i UÇK-së: Bashkia mban ‘peng’ ndërtimin e memorialit të Hormovës (VIDEO)

Meçan Zotaj, veteran i UÇK-së është rikthyer sërish në studion e ‘Identitet’ pasi rindërtimi i memorialit të Hormovës ndodhet sërish në ngërç. Zotaj bën me dije rindërtimi është pezulluar për shkak të burokracive të bashkisë. Sipas tij, në këtë çështje ka dorë konsulli grek të cilët nuk pranojnë që në memorial të shkruhet historia.

“I gjithë rindërtimi i memorialit ka ngecur te burokracia e ngërthyer nga qarqet e pushteti. Ata e filluan punën me bashkinë e Tepelenës dhe na thanë që memoriali është në kujdesin e bashkisë dhe pasi u miratua na sollën fadronin dhe hapën themelin. Gjatë ngritjes së memorialit filloi të ngjallej pakënaqësi te konsulli grek dhe konsulli ka pas takime të shpeshta me kryetarin e bashkisë.

Unë nuk kam incizim për të vërtetuar këtë, por nëse kërkohet një fakt kam dëshmitarë. Dhe nga Tërmet Premçi më është thënë duam të dimë çfarë do shkruash te memoriali. I thashë do të shkruajmë historinë e vërtetë. Jo tha ka qënë konsulli te unë e më ka thënë çfarë do shkruash. Kjo fjalë më është thënë  nga kryetari i bashkisë.

Mbas ndërprerjes së ndërtimit të memorialit, erdha në emision dhe thanë që po vazhdon.  

Ata kanë menduar se ne jemi një tufë njerëzit se kanë arritur në një moment që i shohin njerëzit si një tufë të paditurish, ne ndihemi të thyer në besë. Unë kam kërkuar një dokument dhe më kanë thënë s’ka nevojë. Kur doli memoriali se kanë menduar se ndoshta nuk do t’ia arrijmë dot ta ndërtojmë kur filluam të vendosim muret mbi themelet ekzistuese, erdhën dhe na e ndërprenë.”, u shpreh Zotaj.

(R.G/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.