Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ngelëset e magjistraturës ‘shkojnë’ sot në Kuvend, a do jenë Arta Vorpsi dhe Elsa Toska gjyqtaret e reja të Kushtetueses?!

Ditën e sotme në Kuvend pritet që të votohet për dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, pas vakancave të shpallura në datat 12 shkurt 2018 dhe 4 mars 2018.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ka dërguar Kuvendit dy listat e renditjes së kandidatëve për dy vendet vakante, më 14 tetor 2019, lista të cilat kanë hasur në kundërshtimin e presidentit Meta. Dy prej kandidateve Arta Vorpsi dhe Elsa Toska nuk kanë kaluar as shkollën e magjistraturës.

Zëvendësimi i Vladimir Kristos, vakancë e shpallur nga Kuvendi

Arta Vorpsi 89.642 pikë
Elsa Toska 85.428 pikë
Besnik Muçi 81 928 pikë

Zëvendësimi i Bashkim Dedja, vakancë e shpallur nga Kuvendi

Arta Vorpsi 89 42.2 pikë
Fiona Papajorgji 88.785 pikë
Elsa Toska 85. 428 pikë

Kjo ka sjellë një përplasje ndërmjet presidencës dhe KED, pasi sipas këtyre të fundit dhe Kuvendit, kreut të shtetit i ka skaduar të premten në datë 8 nëntor, afati për të zgjedhur anëtarin e dytë të Gjykatës Kushtetuese.

Meta nga ana tjetër i është ankuar kreut të kuvendit, avokatit të popullit por dhe drejtuesit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit, për ngërçin e  krijuar për anëtarin e dyte të Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tij nuk janë respektuar praktikat ligjore.

KED sipas Metës, e ka bërë të pamundur që brenda 30 ditëve presidenti të respektojë parashikimet kushtetuese që diskutojnë radhën e përzgjedhjes së  gjyqtarëve të rinj të Kushtetueses. Sipas tij këtë e ka bërë Ardian Dvorani, pasi nuk ekziston ndonjë vendim kolegjial i KED.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *