Një i ri indian ka prerë gishtin e tij tregues në shenjë dënimi pasi ka kuptuar se ka votuar për partinë e ‘gabuar’ në pikëpamjet e tij politike.
Pawan Kumar u shpreh se votoi për partinë në pushtet (BJP), por mesa duket nuk ka qënë kjo partia e duhur.
Ai donte të votonte për një parti tjetër, por u ngatërrua nga simbolet e shumta në makinerinë e votimit. Pas votimit gishti tregues i çdo personi lyhej me një bojë që nuk mund të fshihej, për t’u identifikuar se e kishin kryer procesin e votimit.
“Doja të votoja për elefantin, por votova gabimisht për lulen,”-u shpreh ai në lidhje me mënyrën e votimit.
Ai hodhi votën e tij të enjten në Bulandshahr në shtetin verior të Uttar Pradesh. Kjo ishte faza e dytë e votimit në zgjedhjet e përgjithshme indiane.