Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, për akuzën e ngacmimit të të miturave.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 60 vjeç, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, njofton Policia e Tiranës, ndërkohë që një 42-vjeçar është shpallur në kërkim.
“Më datë 21.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A. M., 42 vjeç, sepse në rrugën “Pandi Dardha”, ka tentuar të ngacmojë seksualisht një shtetase të mitur”, vijon njoftimi i Policisë së Tiranës.