Dy persona janë arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë, nën akuzën e përndjekjes dhe ngacmimit seksual. Një prej personave të arrestuar dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. B., 35 vjeç, ( i cili dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor) pasi në Ali Dem, ka ngacmuar seksualisht një 46- vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme një shtetase 19-vjeçare, duke i shkaktuar gjëndje ankthi dhe frike”, njofton Policia e Tiranës.
(E.K/Faxweb.al)