Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashOpinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

Paralajmërimi i zymtë

Nga Xhovani Shyti

Në një raportim të fundit institucioni më i lartë që menaxhon financat e globit, Banka Botërore (BB), paralajmëroi katastrofën financiare që mund ti sjellë si “dhuratë” njerëzimit  pandemia “COVID-19”, që prej rreth një viti po tmerron botën mbarë.

Kështu, sipas Bankës Botërore, pandemia e koronavirusit mund t’i varfërojë 38 milionë njerëz. Pa veprime të shpejta të qeverive “goditja e trefishtë”: nga virusi, nga masat e izolimit dhe nga recesioni global,  mund të shkaktojë dëme për vitet që vijnë.

Po sipas BB tre pritet të jenë shkaktarë të katastrofës gjithënjerëzore: sëmundja, pasiguria ushqimore, humbja e vendeve të punës dhe mbyllja e shkollave, që “mund të çojnë në keqësim të kapitalit njerëzor dhe në humbje të të ardhurave që zgjasin gjithë jetën”.

Ky është paralajmërimi i dytë i BB-së,  pas atij të muajit maj, kur kumtoi se rritja e ekonomisë globale mund të tkurrej me 5%, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Gjë që do të ndikonte tek financat e 60 milionë njerëzve në të gjithë botën, duke i detyruar të futeshin në varfëri ekstreme,që do të thotë të jetojnë me më pak se 1.90 dollar në ditë.

Do të vijojë të thellohet varfëria nëse qeveritë nuk do të veprojnë me shpejtësi për të zbutur efektin e “goditjes së trefishtë” të virusit, ku izolimi dhe recesioni global do të jenë bashkëudhëtarët e padëshiruar, theksonte fort BB.

“Pa veprime të shpejta të qeverive…” është kushti për të mos e lenë varfërinë të na përpijë me kthetrat e saja. Deri tani qeverinë Rama e kemi parë të heq izolimin njëqind përqind dhe “të përleshet” me virusin pa arritur t’ja ndalë revanshin.

Sipas statistikave zyrtare që INSTAT publikoi në fillim të shtatorit, rezulton se gjatë 6 muajve të parë, nga pandemia në Shqipëri humbën vendin e punës rreth 49 mijë persona. Ndërkohë kryeministrit Rama dje para medias përmendi shfrën e rreth 33 mijë vetëve, që e humbën vendin e punës si pasojë e karantinës, nga të cilët 13 mijë persona ende të pariintegruar. Unë mbështesë shifrën e institucionit, pra INSTAT-it, si më të besueshme, pasi Kryeministri tashmë dihet që i manipulon shifrat e faktet sipas interesit, nga që kjo i është kthyer në hobi. Arsye kjo që ma shton shqetësimin se me të në krye mund të parandalojmë të keqen të cilën e paralajmëron BB.

Për rikuperimin e efekteve të goditjes financiare nga pandemia “COVID-19” përveç të etiketuarave prej kryeministrit Rama si “paga të luftës” nuk kemi ndeshur ndonjë strategji ndihmuese, as të momentit dhe as afatgjatë, që të shpresojmë në ndaljen e rrënies së pjesëve të tjera të shtresës së mesme, nga standarti i jetesës me 5.50 dollarë në atë të varfërisë, që e shtyn jetesën e përditëshme me 1.90 dollarë. “Pagat e luftës” janë të vetmet shpikje, për vënde të reja pune as që bëhet fjalë…

Gjatë shtatë viteve të ikura të qeverisjes Rama, një nga meritat e saj ishte fakti se në vend të njihte ngjitje me tendencë pasurimi, shtresa e mesme njohu veç rrëshqitje drejt humnerës së varfërisë, ndërkohë që oligarkia e bisneseve të lidhura me politikën, ashtu si në qeveritë e paraardhësve të tij, vijoi të thyente rekorde pasurimi me paratë e taksapaguesve, nëpërmjet PPP-ve, tenderave abuzivë etj., investimeve të panevojëshme, por që synonin trashjen e llogarive individuale.

Në këto kushte, kur strategjitë ekonomiko-financiare të qeverisë Rama nuk synojnë mirësinë e shëndoshjen publike, por pasurimin galopant të biznespolitikës, paralajmërimi i Bankës Botërore vjen si një ogur i keq për dy million taksapaguesit e vendit më të varfër të rajonit, të cilët për tre dekada, në vend ti mirëqeverisnin, qeveritë i kanë shfrytëzuar për të garantuar lulëzimin e elitave të korruptuara .

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *