Psikologu Ervin Hajdaraga ka folur për situatën pandemikë në Shqipëri këtë të diel, në një lidhje direkte për Fax News.
Për sa i përket vetëvrasjeve që kanë ndodhur në Shqipëri nga personat e infektuar me Covid-19, psikologu u shpreh se kjo është një situatë e vështirë ku pacienti i infektuar nuk mbushet dot me frymë prandaj dhe njeriu nuk ndihet mirë. Ai shton se kjo nuk do të thotë se personi që kryen vetëvrasje është i dobët.
Ndër të tjera, Hajdaraga u ndal dhe te vaksinat kineze dhe skepticizmi ne lidhje me to, duke thënë se është e rëndësishme të bëhet vaksinimi sepse cdo vaksinë është e dobishme.
Në fund, ai bëri dhe një apel për personat e prekur nga Covid-19. Ai nxiti personat e prekur që të jenë sa më të qetë, duke qenë se kjo situatë e cila në fillim ishte e vështirë të kuptohej se kur do të përfundonte, tashmë duket sikur po i vjen fundi.
Intervista e plotë:
Sa ka ndikuar Covid-19 te psikologjia? Kur trajtohet ccështja në rast më të gjërë. Të marrim përgjithësinë, do të thëm se ka qenë një vazhdimësi, që kur filloi karantina deri më tani. Besoj se shqiptarët kanë reaguar shumë mirë, pavarësisht frikërave, paditurisë mbi këtë sëmundje, si dhe faktorëve të tjerë. Besoj se reagimi ka qenë shumë i mirë.
Vaksinimi masiv? Është normale të ketë skepticizëm. Në vitet më përpara nuk ka pasur kaq shumë informacion kur kanë goditur pandemitë. Ne nuk jemi shumë të gatshëm ta përpilojmë informacionin, për shkak se sasia është e pafundme. Njerëzit kanë filluar të lirohen tani që vaksinimi është bërë masiv.
Vaksina kineze? Tani që ka ardhur pjesa e vaksinimit, nuk ka rëndësi nga vjen vaksina. Ato janë gjithmonë të mira. Ndihmon shumë për vazhdimësinë. Mendoj se ccdo vaksinë është e mirë. Njerëzit që vaksinohen e kanë filtruar këtë informacion. Ccdo vaksinë është e dobishme.
Deklaratat kundër vaksinimit? Do të doja të dëgjoja vetëm ekspertë kur hap TV. Nuk do të doja asnjë tjetër që nuk ka informacione të sakta. Të them të drejtën kjo shkakton vetëm polarizim. Ne shqiptarët nuk kemi nevojë të ndahemi në 2 kampe. Duhet të vaksinohen të gjithë, kush ka dëshirë.
Aktet e vetëvrasjes? Është situatë e vështirë. Fakti që Covid prek mushkëritë, njeriu nuk mbushet dot me fryme dhe vetë njeriu ndjehet se diccka nuk po shkon mirë. Fakti tjetër është që kalon në oksigjen të lartë. Njeriu fillon e ndërmerr disa situata të pakëndshme. Ndodh kur ka frustrim. Nuk do të thotë se janë të dobët. Por është diccka që vjen brenda situatës, brenda njeriut.
Numri i psikologëve i ulët? Kam qenë psikologu i parë që jemi futur në spitalin infektiv. U specializuam bëmë trajnimet e duhura. Patjetër që duhet shtuar numri i psikologëve. Si para dhe pas kalon Covid, duhen ngrityur strukturat akoma më shumë. Më të rëndësishëm janë punonjësit sociale. Hapa janë bërë, kemi ndërhyrë. Kanë bërë një punë shumë të mirë dhe duhet të shtohen patjetër.
Ankthi? Është shumë e vështirë të jesh prezent nga një person i prekur nga Covid. Dëshira që ata të komunikojnë është shumë e madhe. Ne përdorim disa teknika. Ajo e para është e shkarkimit. Pra t’i japim një zgjidhje për momentin e vështirë si ta kalojnë. Por ka dhe teknika të tjera si t’i vijmë në ndihmë.
Karantina ka ndikuar në psikologji? Këtu ka dhe gjëra të mira nga karantina, jemi brenda me familjet tona. Mundohem gjithmonë të shoh gjërat e mira të këtyrë vendime. Kjo do kalojë, jeta do vazhdojë normalisht. Ka ndodhur diccka. Kemi shtuar disa masa që duhet t’i respektojmë. Është një komunitet i madh që ndihmon njëri-tjetrin.
Apeli? Mundohuni të jeni sa më të qetë. Në fillim ishte e vështirë për të kuptuar kur do mbaronte. Por tani duket se po i vjen fundi. Ccdo gjë do të shkojë shumë mirë.
(E.H/Faxweb.al)