Pas vizitës në Uashington për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së Donald Trump, Kryetari I Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur drejt Brukselit.
Basha do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ku merr pjesë edhe PD-ja.
“Nga Uashigtoni sot udhëtova drejt Brukselit ku po marr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, familjes së partive të djathta europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratike. EPP, si partia më e madhe në Komisionin dhe Parlamentin Europian, luan një rol kyç në politikën e Bashkimit Europian.”, shkruan Basha.
Kreu i opozitës tregon se një nga qëllimet kryesore të këtij takimi është bashkërendimi i aktiviteteve politike.
“Një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërendimi i aktiviteteve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral, përfshi CDU-në e Merkelit, republikanët francezë dhe, natyrisht, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Familja jonë politike do të na ndihmojë dhe mbështesë fuqimisht për fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme.”, shton Basha. (D.D/Shuplaka)