AktualitetBotaFlashTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Nga të gjitha varret vetëm ai i djalit të saj ishte i gjelbëruar, nëna shpërthen në lot kur kupton të vërtetën

Humbja e një anëtari të familjes është një nga situatat më të vështira në jetën e çdo personi. Është edhe më e vështirë kur prindërit mbesin pa fëmijën e tyre. Fatkeqësisht, kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Raymond dhe Rachel Villasenor nga SH.B.A. Ata e humbën djalin e tyre Jozefin kur ai ishte vetëm 36 vjeç.

Ajo që pasoi ishte një tendosje, diçka që asnjë prind nuk dëshiron ta përjetojë – ata duhej t’i thoshin lamtumirën djalit të tyre për herë të fundit para se të futej në varr.

Varrin e tij e vizitonin në varësi të motit. Kur ishte ftohtë, ata shkonin në varreza më rrallë, por kur Rakela vizitoi varrin një ditë, ajo vuri re diçka jo të zakonshme. Në varret e tjera, bari ishte i verdhë dhe i tharë nga i ftohti, vetëm te varri i djalit të saj ishte i bukur dhe i gjelbër.

Në fillim mendoi se bëhej fjalë për ndonjë mrekulli, sepse si tjetër mund të shpjegohej fakti se vetëm mbi varrin e tij ishte bari i gjelbër? Megjithatë, më vonë, ajo mësoi të vërtetën. Bari i gjelbër ishte rezultat i Jake Reissig, një i moshuar i cili një ditë pa një grua të re që po qante në varrin e Jozefit. Ai menjëherë e kuptoi ajo ishte motra e të ndjerit, e cila ndjente shumë mall për të.

I moshuari së fundmi kishte mbetur pa një person të rëndësishëm, gruan e tij, dhe ai e dinte se si ishte të humbasësh dikë që do të thoshte shumë për ty. Për shkak të kësaj, ai dëshironte të bënte diçka për ta bërë gruan e re të ndjehej më mirë. Sa herë që shkonte në varreza për të zbukuruar varrin e gruas së tij, Z. Reissig gjithashtu ujiste varrin e Jozefit.

Bari i gjelbër çdo herë i befasonte prindërit e Jozefit kur vizitonin varrin e djalit të tij, dhe pas një kohe, në bisedë me vajzën e tij, ata mësuan të vërtetën për varrin, barin dhe zotin Reissig. Ata u mrekulluan nga fakti se ekziston një plak i cili ndan kohën e tij për të zbukuruar varrin e djalit të tyre edhe pse ai as nuk e njihte.

Palët politike u ulën në tavolinë për Reformën Zgjedhore, mendoni se është arritur një marrëveshje mes liderëve kryesorë dhe për çështje të tjera?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *