Planet për dasmë të Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës i dëgjojmë prej kohësh. Armina kishte nisur përgatitjet rreth një vit më parë, ndërsa nuk kishim dëgjuar asnjë të re lidhur me eventin deri ditën e sotme.
Teksa ka ndarë disa përgjigje me ndjekësit në rrjet, një prej tyre e ka pyetur blogeren: “E shtyve dasmën për shkak të Covidit?” Armina nuk e ka mohuar këtë si fakt. “Po, sepse mendoj se në një kohë si kjo nuk duhet të organizohen grumbullime. Shumë dasma janë vatra infektimesh për shumë njerëz. Qendroni të sigurt”, ka shkruar Mevlani.
Pra, gjithçka duket të ketë qenë gati, por pandemia e ka shtyrë eventin në një moment të dytë. Eh, të gjithëve iu ndryshuan planet këtë vit në fakt… Lidhur me faktin pse Shkëlzenin nuk e shohim thuajse kurrë në profilin e Instagramit të Arminës, kjo e fundit e ka sqaruar një herë e mirë këtë temë për të gjithë. “Instagrami im është i fokusuar në modë dhe lifestyle”, ka shkruar ajo.
“Dua ta mbaj jetën private disi larg”, ka shtuar më tej blogerja, duke bërë të qartë se jo gjithçka preferon ta publikojë në rrjetet sociale; dhe mirë bën…
Po ashtu blogerja ka zbuluar edhe tatuazhin që ka në fundshpinë, e cila sipas saj është fraza “La dolce Vita”.