21:35 | 17/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Nga Tabaku, te Alizoti, Korreshi dhe…/ Kush janë deputetët e PD-së që do t’i bashkohen për herë të parë Berishës

08:54 | 25/06/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga Tabaku, te Alizoti, Korreshi dhe…/ Kush janë deputetët e PD-së që do t’i bashkohen për herë të parë Berishës

E enjtja e 7 Korrikut, do të rikthejë protestën e parë të opozitës nën drejtimin e Sali Berishës. Edhe pse u mendua se do të pritej shtatori për nisjen e protestave, PD ka ndezur motorrët dhe do të zbresë në shesh, për herë të parë pas shumë muajsh pasditen e të enjtes.

Kësaj proteste pritet që ti bashkohen edhe disa nga deputetët demokratë, të cilët ose janë të rreshtuar në grupimin Basha, që sot drejtohet nga Enkelejd Alibeaj, pas tërheqjes së ish-kreut demokrat, ose kanë preferuar të qëndrojnë neutralë, duke mbajtur një distancë qoftë nga ish-Kryeministri Berisha ashtu edhe nga Alibeaj.

Dhe atë që s´po arrin dot ta bëjë në Kuvend për të bashkuar grupin parlamentar, duket se Berisha mund t´a arrijë përmes protestave, të cilat pritet të mbledhin edhe deputetët demokratë.

Jorida Tabaku, e cila është rreshtuar në krah të grupimit të Alibeajt ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestë, duke thënë se të njëjtin qëndrim ka pasur edhe për protesta të thirrura kundër rritjes së ccmimeve.

“Unë kam marrë pjesë në çdo protestë qytetare, isha dhe para një jave me 3 femijët. Do te dal në çdo protestë”, tha Tabaku.

Gjithashtu protestës do ti bashkohet edhe deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi, i cili bën pjesë te deputetët që as nuk i është bashkuar Berishës, por as grupimit Basha-Alibeaj.

“Po do marr patjetër, në çdo proteste kundër kësaj qeverie unë do të marr pjesë”, tha ai.

Mediat kanë kontaktuar edhe deputeten Grida Duma, e cila ka deklaruar po ashtu se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut.

Po kështu pjesëmarrjen në protestë e kanë konfirmuar edhe Tomorr Aliyoti, Helidon Bushati dhe Dhurata Çupi.

Nuk dihet nëse protestës së thirrur nga Berisha do ti bashkohen apo jo Gazment Bardhi apo Enkelejd Alibeaj, të cilët në jo pak raste kanë shkëmbyer replika dhe akuza të forta me ish-Kryeministrin Sali Berisha.

Etiketa: berishaBerisha protestedeputetet 7 korrikproteste 7 Korrik
Pas

Humbi toruan kur e pa se po bënte gati valixhen, burri fillimisht e dhunoi e më pas e vrau gruan

Para

I tha jo propozimit për martesë pasi donte të vazhdonte shkollën, vritet 21-vjeçarja

Para
I tha jo propozimit për martesë pasi donte të vazhdonte shkollën, vritet 21-vjeçarja

I tha jo propozimit për martesë pasi donte të vazhdonte shkollën, vritet 21-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fax News LIVE







Të Fundit

Grabiti argjendarinë në Lezhë dhe ia mbathi me motor, policia identifikon autorin 17-vjeçar

Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Vendimi për targat dhe dokumentet nuk shtyhet, zbatohet nga 1 shtatori

“Shqiptarët po vidhen papushim”/ Meta ‘paralajmëron’ protesta të fuqishme: Populli do të ngrihet!

Nga lulet te kërcënimet! 27-vjeçari kthehet në ‘makthin’ e të resë nga Tirana: Bën presion pse e lashë, hapi 15 profile…

Shpërthim i fuqishëm në një xhami, nuk dihet numri i saktë i viktimave

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, Escobar: Po shpresojmë për bisedime të mira!

Kishte futur kanabis në enët me keçap dhe majonezë, arrestohet i afërmi i të dënuarit në burgun e Rrogozhinës

100 m larg komisariatit! Grabitet një argjendari në Lezhë, autori ‘ia mbath’ me motor pasi përleshet me pronarin

Goditi me thikë 41-vjeçarin në Sarandë, del fotoja e të riut nga Laçi/ Detaje: Autori punonte si kamarier, ja si nisi sherri

“Do ndërhyjmë nëse situata agravon”/ Berisha pas deklaratës së Stoltenberg: Takim me rëndësi për paqen në rajon…

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.