Është konfirmuar pozitiv me koronavirus shefi i Komisariatit të Urës Vajgurore. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se i infektuar ka rezultuar edhe një punonjës bashkie në qytetin e gurtë.
Ndërkaq, në Berat rezultojnë të infektuar një mësues tek “Bab Duda”, një nxënës në shkollën “Ajet Xhindole” dhe tre edukatore te “10 Korriku”.
Po ashtu i infektuar gjatë orëve të fundit në Berat rezulton edhe një dentist. Ditët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar një numër rekord të infektuarish, ndërkohë që është rritur edhe numri i testimeve.
Vetëm dje në vendin tonë u raportuan 289 raste të reja me Covid, numri më i lartë ditor që prej fillimit të pandemisë, ndërkohë që katër persona humbën jetën, duke e çuar numrin total që prej fillimit të pandemisë në 443. (e.k/faxweb.al)