Kreu i Shteti Ilir Meta ka postuar një foto në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se nuk mund të kalohej e diela edhe pa pak futboll.
Në foto Meta ka dalë me futbollistin e Kombëtares, Klodian Duron .
“E si mund të kalohej e diela dhe pa pak futboll. Surprizë e bukur të kaloja sot disa momente me yllin e Kombëtares sonë, Klodian Duro”, shkruan Meta.
Më herët Presidenti postoi një tjetër status ku shfaqej me sekretarin e tij teksa shkruante: “Të dashur miq! Sot me Blushin tim duke shijuar këtë të dielë historike plot diell dhe muzikë”, shkrunte Meta duke ironizuar dhe mbajtjen e zgjedhjeve pa dekretin e tij.
Në të gjithë këtë fjali të Metës, shihet ironia e fortë e tij në drejtim të kryeministrit Rama, pasi ky i fundit e quajti ditën e sotme një ditë historike.
Po ashtu Meta përmend se dita e sotme është me muzikë, duke iu referuar zgjedhjeve si në kohën e komunizmit, me vargjet për Enver Hoxhën në sfond.
(F.GJ/FAXWEB.AL)