Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Nga padija apo qëllimisht? Rinia socialiste pozon me simbolin serb të tre gishtave nga zyrat e fushatës në Tiranë

Një grup të rinjsh, pjesë e stafeve elektorale të Partisë Socialiste kanë publikuar në rrjetin social një foto ku shfaqen me 3 gishta.

Ndoshta nga mosha që kanë, të rinjtë që duken adoleshentë të angazhuar në zyrat elektorale të deputetit socialist Ervin Bushati, nuk e dinë se 3 gishtat janë simboli i serbëve.

Kjo shenjë tregon etno-nacionalizmin serb dhe është një simbol që e gjen në fushatat në Serbi, por edhe nga ushtarakë serbë.

Ndoshta këta të rinj kanë parasysh renditjen e deputetit që mbështesin në listat elektorale të PS-së në Qarkun e Tiranës, por dikush mund tua shpjegojë se zakonisht një simbol i tillë është i përshtatshëm në Serbi ose në fushatat elektorale atje.

 

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.