Qeveria e Kosovës është mbledhur këtë të hënë në orën 15:00 për të diskutuar mbi masat e reja anti-Covid të propozuara më parë nga ministri i Shëndetësisë Arbër Vitia.
Vitia ka propozuar mbylljen për 12 ditë të bareve, restoranteve, qendrave tregtare e shkollave, ndërsa kjo ka shfaqur pakënaqësi nga kryetari i Odës Ekonomike i cili i ka propozuar kufizime të orarit dhe mbyllje të pjesshme të bizneseve.
Ndërkohë masat e reja do të diskutohen në mbledhjen e sotme të qeverisë kosovare.
Javën që lamë pas, në Kosovë janë shënuar mbi 5 mijë e 674 raste të reja me koronavirus, derisa 75 përsona kanë vdekur si pasojë e infektimit.
Me rritjen e numrit të rasteve të reja dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë, me rekomandim të institucioneve tjera shëndetësore, ka marrë vendim që të ketë masa më strikte, për të parandaluar shpërthim edhe më të madh të infeksionit.
-Është propozuar mbyllja për 12 ditë e lokaleve të gastronomisë, qendrave tregtare, palestrave e shkollave.
-Lëvizja e qytetarëve është propozuar të lejohet nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes.
-Marketet, furrat dhe barnatoret do të lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre.
(R.G/Faxweb.al)