Aktori dhe komediani Bill Cosby ëshë paditur për ngacmim seksual nga pesë gra.
Ndër to janë dy ish akrore të serialit televiziv `The CosbyShow ´, të njohur në Itali si `I Robinson´. Katër prej akuzave datojnë që prej viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë, pikërisht në periudhen kur aktori ishte në kulmin e suksesit të tij në mbarë botën.
Ndërsa padija e pestë vjen nga Cindra Ladd, ekzekutive e Hollivudit, e cila akuzon Bill Cosby për përdhunimin e saj në vitin 1969.