03:54 | 01/04/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga nesër diferencimi i mbetjeve, Veliaj: Shansi që të sillemi si europianë

12:42 | 11/12/2016
në Aktualitet, Te Fundit
0
Nga nesër diferencimi i mbetjeve, Veliaj: Shansi që të sillemi si europianë

Zona brenda Unazës së Tiranës, që është identifikuar edhe si zona e kuqe, ku do të përqendrohet fillimisht puna e kompanisë publike Eco Tirana, nga nesër do jetë më e pastër. Kurse qytetarët që banojnë në këtë zonë do të kenë mundësi të ndajnë mbetjet në shtëpitë e tyre, në dy qese të veçanta: në mbetje të riciklueshme dhe mbetje të pariciklueshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi mjediset e kompanisë Eco Tirana në “Don Bosko”, ku u njoh me asetet saj dhe punonjësit e rekrutuar, të cilët do të bëjnë grumbullimin e mbetjeve dhe menaxhimin e situatës në terren.

“Jam shpresëplotë që do të kemi një bashkëpunim të suksesshëm me qytetarët. Që kjo të jetë një histori suksesi do duhet që, nga nesër, secili në familjen e vet, ashtu si janë trajnuar edhe fëmijët nëpër kopshte e shkolla, t’i ndajë mbeturinat: Ato që mund të riciklohen i vendos në një qese (plastikë, alumin, letër, karton, shishet e presuara) dhe mandej i hedh në koshin e gjelbër, kurse mbetjet e tjera, kryesisht ushqimore që nuk riciklohen, i vendos në një qese tjetër, për t’i hedhur në koshin blu”, shtoi Veliaj.

Ai theksoi se kjo është e vetmja mënyrë moderne që Europa dhe gjithë vendet e civilizuara përdorin për të bërë ndarjen në burim të mbeturinave, duke reduktuar ndotjen dhe shmangur mbingarkesën në landfille. “Por, kjo nuk bëhet nëse nuk bashkëpunojmë. Të gjithë themi se e duam Shqipërinë si gjithë Europa, ky është një shans për t’u sjellë si europianë. Nëse secili prej nesh sillet si europian, atëherë edhe Tirana do të jetë europiane. Është shumë e rëndësishme t’iu kërkoj qytetarëve bashkëpunim, që t’i ndajnë mbetjet para se të dalin nga shtëpia, në dy qese të veçanta, e mandej të respektojnë investimin qe kemi bërë”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës. Veliaj bëri të ditur se kompania do të ketë në terren edhe njësi të lëvizshme që do të kontrollojnë të gjitha rrugët brenda zonës, ku do të shtrijë veprimtarinë.

“Jo vetëm që do të kemi një pastrim modern të rrugëve, jo vetëm që do të kemi kosha të diferencuar, por do të kemi edhe disa njësi të lëvizshme me biçikleta, pra edhe transporti do të jetë ekologjik, që qytetarët të kenë mundësi të shikojnë në nivel kapilar në çdo rrugicë, në çdo cep, në çdo qoshe, në çdo shesh sesi bëhet pastrimi i qytetit. Mezi pres që të shikojmë rezultatet e para, fillimisht tek ajo që quhet zona e kuqe, pra brenda Unazës. Gradualisht, gjatë gjithë vitit tjetër do të zgjerohemi edhe në zona të tjera të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai ka falenderuar të gjithë nxënësit e shkollave dhe të rinjtë që u bënë pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të qytetarëve të Tiranës, për ndarjen e mbetjeve në burim, duke theksuar se kjo kompani dhe kjo nismë është një shans për të ndryshuar një herë e përgjithmonë kulturën e pastrimit në Tiranë. “Kemi një shans historik që të bëjmë ndryshimin në Tiranë. Besoj se të gjithë qytetarët e Tiranës, do t’i bashkohen këtij shansi historik për ta pasur Tiranën qytetin më të pastër në Ballkan. Por na duhet edhe pak përpjekje nga të gjithë”, përfundoi Veliaj.

Etiketa: mbetjeVeliaj
Pas

Kush është miku i ngushtë i Klement Balilit, i cili u arrestua nga policia?

Para

Uleni këmbë përmbi këmbë? Kujdes! Mos e teproni

Para
Uleni këmbë përmbi këmbë? Kujdes! Mos e teproni

Uleni këmbë përmbi këmbë? Kujdes! Mos e teproni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

“Çfarë e sëmuri Bethovenin”, ADN-ja e tij jep disa përgjigje

Akuzohen për trafik qeniesh njerëzore/ Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu pas 3 muajsh, vendosen në arrest shtëpiak

10 arsye pse qeni është miku më i mirë dhe besnik i njeriut

Stormy Daniels e gatshme të përballet në gjyq me Donald Trumpin: Unë e kam parë atë të zhveshur, nuk ka mundësi që ai të jetë më i frikshëm me rrobat e tij

Imazhi i shqiptarëve të diasporës në Itali, flet Artur Rexho: Jemi plotësisht të integruar, rastet e vrasjeve dhe dhunës janë sporadike

Rusia lëshon bomba në përvjetorin e rimarrjes së qytetit të pushtuar të Ukrainës nga Rusia

“Kam përgatitur spektakël për këtë muaj”, Olta “kërcënon” Luizin: Do e bëj që të mos çohet nga krevati

Mesazhi i koduar i Shakirës, fansat besojnë se është ‘tallje’ për partneren e re të Pique

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”, Olta: Di vetëm të viktimizohet prandaj e ka treguar këtë fakt

Zvicër/ Dy trena dalin nga shinat si pasojë e stuhisë, 12 të plagosur, një në gjendje të rëndë

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.